Goditja e madhe e Interit quhet Dzeko
Sulmuesi i Manchester Sitit, Edin Dzeko mund të jetë goditja e madhe e skuadrës së Interit. Presidenti i kësaj skuadre së bashku me stafin drejtues po bëjnë të pamundurën që tu mbushin mendjen drejtuesve të Sitit për transferimin e Boshnjakut në Milano.Sipas mediave Italiane bëhet e ditur se Morati po shfrytëzon marrdhëniet e mira me Mancinin për të arritur në një marrveshje e cila nëse nuk mbyllet tani do të mbyllet me siguri gjatë merkatos verore.Nëse Interi arrin të kualifikohet për në Chempions Ligë atëherë kjo tratativë do të mbyllet me sukses dhe Dzeko mund të jetë goditja e madhe për Interin edhe pse mund të kushtojë shumë. Tashmë objektivat e Zikaltërve janë të qarta dhe Boshnjaku është sulmuesi ku drejtuesit e Interit kërkojnë të përqendrojnë vëmendjen.