Del Bosque, trajneri më i mirë më 2012
Selektori i Kombëtares së Spanjës, Vicent del Bosque është shpallur trajneri më i mirë në botë më 2012."Është shumë bukur të jesh këtu dhe të takohesh me gjithë këta njerëz. Jam shumë krenar që jam spanjoll, dhe me sa shohë, sonte këtu ka jo pak sish. Është kënaqësi të punosh me njerëzit Federatës spanjolle, ndërsa në këto situara gjithnjë kujtojë njerëzit të cilët më kanë mësuar gjithçka për futbollin. Detyra jonë primare është ta ruajmë futbollin dhe imazhin e tij”, tha del Bosque, pas shpalljes për trajnerin më të mirë të vitit.Në garë për çmimin si trajneri më i mirë i 2012-ës ishin edhe trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho, ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola. dhe trajneri i Spanjës, Vicent Del Bosques i takoi ky titull pasi që nën drejtimin e tij Spanja u shpall kampion bote dhe Evrope në futboll.