Kryeministri Berisha uron Messin për “Topin e Artë”

 Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka qenë një nga të paktët politikan që ka uruar, Lionel Messin, për çmimin e fituar si futbollisti më i mirë në botë.Në urimin e tij në faqen e Facebookut Kryeministri i Shqipërisë ka shkruar këtë urim:"Të dashur miq.Sonte ishte nata e yllit të yjeve të futbollit, argjentinasit Leo Messi, që u shpallë për të katërtën herë, Kryefutbollisti i Botës "Topi i Artë” i futbollit Botëror". Leo Messi, herë herë më duket si hyji tokësor i futbollit dhe suksesit të tij, pasi tek ai janë shkrirë mrekullisht njerëzorja por dhe mbinjerëzorja, talenti i rrallë, performanca fizike dhe psikologjike e përsosur me shpirtin e fitimtarit. Duke uruar sëbashku superyllin e futbollit të planetit për rekordin e tij historik me duhet t'ju pohoj miqtë e mi të dashur se une shoh tek secili prej jush një Leo Messi të vërtetë në fitoren e betejës së ardhshme elektorale, e madje, në shembullin e tij, edhe të katërtën, pra tjetrën pas saj. Gëzuar - sbSali Berisha ka shfrytëzuar faqen e tij personale në Facebook për të uruar yllin argjentinas, duke ndjellë këtë fitore si një fitore edhe për partinë e tij në zgjedhjet e radhës elektorale.Pas urimit të tij, kanë reaguar qindra komente e debate sportive e politike.