Falcao preferon Seria A, Villa shihet si zëvendësues
Deklarata e fundit e sulmuesit Kolumbian që mund të largohet nga Spanja në drejtim të një kampionati tjetër ka vënë në lëvizje drejtuesit e skuadrës së Atletiko Madrid. Në një intervistë për “Sport Mediaset”, bomberi Kolumbian tha se në të ardhmen mund të kalojë në kampionatin Italian pasi ka një skuadër e cila është e preferuar e tij por që ka hezituar të bëjë të ditur emrin e saj.Konkretisht kjo deklarat e fundit e sulmuesit kryesor të kryeqytetasve ka bërë që dretjuesit të shohin drejt një zëvendësuesi për kolumbianin.Stafi i Atletico Madrid thuhet në mediat spanjolle, ka vënë në shënjestër bomberin e Barcelonës, David Vila.E përditshmja sportive “El Mundo Deportivo” shkruan në faqen e parë të saj se Atletico është duke e menduar Villan si zëvendësim për Radamel Falcaon.Trajneri i Atleticos, Diego Simeone, e di se ai do ta ketë vështirë ta mbajë në skuadër, njërin prej sulmuesve më të mirë në botë, dhe po përgatitet për shitje të tij.Tekniku argjentinas dëshiron që mangësin e lënë bosh nga Falcao në rast të një largimi të mundshëm ta plotësojë me një tjetër sulmues të talentuar siç është sulmuesi i katalanasve, David Villa.Sulmuesi i Barcelonës është jashtë projekteve të trajnerit Tito Villanova dhe mund të jetë i gatshëm të largohet nga skuadra. Për të marrë shërbimet e ish sulmuesit të Valencias drejtuesit kryeqytetas duhet të mposhtin konkurencën e skuadrave Anglese të cilat prej kohësh kanë shprehur dëshirën për të bërë pjesë të tyre sulmuesin e Blaugranasve.