Mourinho lë ceremoninë për të shoqëruar djalin në stërvitje
Të gjithë janë habitur me vendimin e teknikut Portugez, Hoze Mourinho, për të mos qenë pjesë e ceremonisë së zhvilluar në Zvicër për "Topin e Artë 2012".Këtë mospjesmarrje, trajneri portugez e ka shpjeguar me impenjimin e tij për ndeshjen e ardhshme në Kupën e Mbretit."Nuk isha i pranishëm pasi nuk kisha kohë dhe më duhej të punoj për ndeshjen e radhës" kanë qenë fjalët e "Special One" si një justifikim për mosmarrjen pjesë në ceremoninë më të madhe të vitit.Tekniku portugez është fotografuar nga e përditshmja sportive “AS” duke ndjekur djalin e tij në stërvitje dhe duke lënë pas dore një kompeticion kaq të rëndësishëm futbollistik.Kujtojmë që Mourinho ishte në treshen e përzgjedhur për të fituar çmimin trajneri i vitit që u fitua nga Spanjolli, Del Boskue.