Spanja dominon formacionin më të mirë të vitit 2012

Mbrëmja gala e organizuar nga FIFA për dhënien e "Topit të Artë" ka filluar me prezantimin e formacionit më të mirë të vitit 2012, të zgjedhur nga votat e 50 mijë futbollistëve të FIFE-s.Ashtu siç pritej, skuadrat e kampionatit spanjoll kanë dominuar në këtë aspekt. 11 protagonistët e përzgjedhur për formacionin më të mirë të vitit i përkasin pikërisht këtij kampionatit ndërsa 6 prej tyre i përkasin kombëtares Spanjolle që ka dominuar futbollin Botëror në këto vitet e fundit. Më saktësisht kanë qenë dy gjigantet e kampionatit Spanjoll që kanë dominuar formacionin më të mirë të vitit që sapo lamë pas. Reali i Madrid dhe Barcelona kanë nga 5 lojtarë secila në këtë formacion ideal të vitit, ndërsa Atletiko Madrid ka plotësuar me sulmuesin e saj kryesor 11-shen më të mirë të 2012-ës.Në portë, ashtu siç pritej ka triumfuar kapiteni i Real Madrid dhe Spanjës, Iker Kasijas. Para tij, mbrojtja ka qenë një përzierje e kombëtares spanjolle me atë braziliane, Marcelo i Realit të Madridit dhe Dani Alvesh i Barcelonës ishin rreshtuar përkrah  spanjollëve Zherard Pike, Barcelona e Serxho Ramos në qendër.Mesfusha është përbërë nga treshja titullare e kombëtares së Spanjës, ku përkrah dy futbollistëve të Barcelonës, Andres Iniesta e Ksavi Hernandez, rreshtohej Ksabi Alonso i Real Madrid.Sulmi, ashtu siç pritej, përbëhet nga treshja që ka entuziazmuar futbollin evropian, me Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon, përkrah të cilëve rreshtohej i vetmi futbollist që nuk i përkiste as Barcelonës e as Real Madridid. Sulmuesi i Atletiko Madrid, Radamel Falkao ka zënë një vend mes dyshes magjike të futbollit botëror.