Juventus – Milan, formacionet e mundshme

Përballja e sotme mes Milan dhe Juventus edhe pse e vlefshme për Kupën e Italisë pritet të ketë një interes të madh për vetë historinë e këtyre dy skuadrave dhe përplasjeve të vitit të kaluar, ku rivaliteti ka qenë në majat më të larta. Derbi i italisë pritet të dhurojë emocione të shumta ndërsa përqendrimi nga ana e skuadrave për këtë përballje është shumë i madh. Edhe pse me disa ndryshime në formacionet bazë, skuadrat kërkojnë fitoren në këtë takim për të siguruar një vend në gjysëmfinale.Trajneri i Juventusit, Antoni Konte, pritet të hedhë në fushë, formacionin 3-5-2. Në portë Storari, në mbrojte trashja Bonuçi, Barzlji dhe Kaseres, në mesfushë: Pogba, Marrone, Litshtainer, Vidal dhe Peluzo ndërsa në sulm pritet të luajnë Gjovinko dhe Kualiarela. Ky i fundit do të ketë një tjetër mundësi për të bindur trajnerin Konte për një vend në formacion pasi Vuçiniç nuk është rekuperuar plotësisht nga dëmtimi. Konte ka vendosur që në këtë takim të lërë pushim edhe Pirlon e Markizion. ky i fundit pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj Sampdorias dhe  Konte nuk dëshiron që ta rrezikojë.Nga ana tjetër tekniku Alegri pritet të luaj me formacionin 4-3-3.Në portë: Amelia, në mbrojtje: Abate, Açerbi, Mekses dhe De Shiljo, në mesfushë: Ambrozini, Montolivo dhe Noçerino, ndërsa në sulm Pacini do të ketë mbështetjen e Emanuelson dhe El Sharauit.