Trajnerët ndezin derbin Juve - Milan
Supersfida e Kupës së Italisë mes Juventus dhe Milan ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, por kjo sfidë ka rihapur edhe një herë diskutimet mes trajnerve të dy skuadrave.Trajneri i Juventus, Antonio Conte pas humbjes në kampionat, kërkon që ndaj Milan të bëjë kthesën e madhe ku do të kërkohet fitorja për të larguar tensionin në skuadër."Milani meriton të jetë i respektuar. Ne do të takohemi me një ekip të madh. Kemi arritur në çerekfinale të Kupës së Italisë dhe tashmë duam të shkojmë sa më larg të jetë e mundur. Natyrisht, kemi dëshirë që të bëjmë një ndeshje të madhe. Milan do të bëjë të pamundurën për të na mundur por ne nuk duhet të tolerojmë asgjë në këtë përballje. Kjo do të jetë edhe një hakmarrje për ne për ndeshjen humbur në kampionat, pikërisht kundër kuq e zinjve ", ka thënë në konferencën për shtyp, Conte.Ndërsa nga ana tjetër trajneri i skuadrës së Milan, Alegri është dukur disi më i qetë përpara kësaj sfide të madhe në Itali, kjo ndoshta edhe si rezultat i fitoreve të fundit që ka arritur skuadra e drejtuar prej tij. Gjatë konferencës për shtyp tekniku i kuq e zinjve, Alegri, ka theksuar se kjo është një ndeshje ku gabimi më i vogël të kushtonte eliminimin. Ne duhet të jemi të qetë përballë Juventusit dhe do të mundohemi të marrim një rezultat pozitiv ashtu siç bëmë edhe në kampionat. Ata janë një skuadër më e konsiliduar dhe duhet të respektohen për atë që kanë dhënë në futbollin Italian. Në këtë përballje ata do të kenë edhe mbështetjen e tifozërisë çka është një armë më shumë për skuadrën e Konte i cili duhet vlerësuar për futbollin që ka prodhuar në këto vite të fundit ka përfunduar trajneri i skuadrës kuq e zi.