Mblidhet bordi drejtues i Inter, priten përforcime
Bordi drejtues i Interit pritet të mblidhet sot për të diskutuar mbi përforcimet që skuadra e Interit duhet të bëj gjatë kësaj merkatoje dimërore. Në këtë mbledhje pritet të jepet miratimi i Presidentit zikaltër, Massimo Moratti, për të vazhduar punën rreth transferimit të Lodit, Sorrentinos dhe Schelotos, në radhët e skuadrës zikaltër.Përveç këtyre ofrimeve, drejtuesit do të diskutojnë edhe ofertën prej 12 milion Eurosh të mbërritur nga Southempton, për mesfushorin Brazilian Koutinjo. Pas humbjes së radhës në kampin zikaltër ndjehet më shumë se kurrë nevoja që skuadra ka për tu përforcuar. Edhe pse është shumë e vështirë që të gjesh lojtarë të lirë gjatë këtij muaji drejtuesit e Interit do të bëjnë të pamundurën që këtë vit skuadra të arrijë kualifikimin për në Kupat e Europës, pasi titulli kampion është një kapitull i mbyllur për zikaltrit që në këtë fazë të parë nuk kanë arritur të rivalizojnë me kampionët në fuqi.Edhe pse të besuarit e Stamacionit arritën të fitonin në përballjen direkte me bardh e zinjtë në shtëpinë e këtyre të fundit, përsëri diferenca mes klubeve mbetet shumë e madhe.