Lampard në orbitën e Ferguson për të ardhmen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2013, 17:03
Mesfushori i Chelsit, Frank Lampard, që nuk po arrinë të rinovojë me skuadrën e tij është pranë një kalimi në radhët e skuadrës së Manchester United.Sipas të përditshmes Britanike "The Sun" raportohet se Aleks Ferguson ka shprehur dëshirën e tij për të ofruar në skuadër një nga legjendat e Bluve të Londrës.Ai mendon se Lampard mund ti japë shumë futbollit ndërsa po interesohet që ky i fundit të veshë fanellën e “Djave” që në merkaton e verës. Kontrata e mesfushorit përfundon në fund të sezonit dhe Ferguson kërkon që të nënshkruaj sa më shpejt me mesfushorin për të ofruar në skuadër një lojtar me kualitete dhe eksperiencë, por me parametra Zero.