De Laurentis projekton dyshen e ëndrrave Balotelli-Cavani
Pas suksesit të arritur ndaj Romës, skuadra e Napolit kërkon të rikthehet në elitën e futbollit Europian, por për të arritur këtë, drejtuesit e Napolit po mendojnë transferimin e disa lojtarve të njohur ku më kryesori është Mario Balotelli.Presidenti i kësaj skuadre ëndërron të realizojë një dyshe ëndrrash në sulm dhe Baloteli me Cavanin janë kopia perfekte për De Laurentis. "E dua Supermarion në skuadër përkrah Kavanit" kanë qenë fjalët e Bosit Napoletan pas sfidës me Romën.Mario Balotelli nuk po kalon momente të mira në radhët e skuadrës "Azzurre" dhe një largim i tij nga Britania është shumë i mundshëm.Tashmë që De Lurentis ka refuzuar shifrat e 55 milion Eurove për kartonin e bomberit të tij duket qartë dëshira e numrit 1 të Napolit për të krijuar një skuadër pretendente jo vetëm në Itali por edhe në arenën ndërkombëtare.