Duro: Do të respektoj kontratën me Vllazninë
Vllaznia e Shkodrës ka filluar sot zyrtarisht përgatitjet për fazën e dytë të kampionatit.Në kampin Shkodran, në këtë ditë të parë përgatitjesh, nuk janë parë disa lojtarë të rëndësishëm me skuadrën, disa prej të cilëve mund ti japin lamtumirën Vllaznisë për të mos u rikthyer më.Trajneri shkodran, që përflitet se mund të largohet nga kuqeblutë në drejtim të skuadrës së Partizanit, ka mohuar një fakt të tillë përpara kamrave ndërsa ka deklaruar se qëndrimi i tij në krye të klubit është në dorën e drejtuesve. "Gazetat flasin çdo ditë për largimin tim nga radhët e Vllaznisë por unë ju garantoj se nuk ka asgjë të vërtet. Unë dëshiroj që projektin e nisur ta çoj deri në fund. Dua të respektoj kontratën me Vllazninë deri në fund por nëse drejtuesit e shohin të arsyeshme që unë të largohem, atëherë ashtu do të veproj” ka thënë tekniku i Vllaznisë Duro.Ndërsa në lidhje me merkaton ai ka shtuar se " Jemi pak të vonuar në këtë aspekt por shresojë që të afrojmë lojtarët e duhur pasi skuadra ka nevojë për përforcime nëse dëshirojmë të renditemi mes më të mirëve” ka përfunduar Duro.