De Biassi, Cana dhe Dizdari qëllojnë në shenjë, zgjedhin Mesin si më të mirin e vitit

Çmimi i "Topit të Artë" shkon për lojtarin më të mirë të vitit, por për të zgjedhur këtë marrin pjesë gazetarë nga të gjitha Federatat e antarsuara në FiFa, trajnerët dhe kapitenët e Kombëtareve.Në një votim të tillë kanë marrë pjesë edhe përfaqsuesit e futbollit shqiptarë të cilët përbëheshin nga trajneri De Biazi, kapiteni Cana dhe Gazetari Besnik Dizdari.Trajneri i përfaqësueses Shqiptare të futbollit, Xhani De Biasi, ka përzgjedhur Lionel Mesin si të preferuarin e tij në votimet për "Topin e Artë",  ndërsa për vendin e dytë dhe të tretë ka votuar Kristiano Ronaldon dhe Kasavi Hernades edhe pse ky i fundit nuk ka arritur të jetë pjesë e treshes finaliste.Ndërkohë, Lorik Cana, me votimin e tij si kapiten i përfaqësueses, ka rritur të gjejë të tre finalistët. Votat për vendin e parë ai ia ka dhënë Lionel Mesit, vendi i dytë i ka shkuar Kristiano Ronaldos, ndërsa vendi i tretë ka ka shkuar për Andres Iniesta.Edhe përfaqësuesi shqiptar i medias sportive Besnik Dizdari, ka gjetur treshen finaliste, por pas Mesit, në vendin e dytë ka vendosur preferencën për Iniesta, ndërsa ka përzgjedhur të tretin Kristiano Ronaldon. Ndërsa për sa i përket zgjedhjes së trajnerit  më të mirë De Biasi ka zgjedhur bashkëkombësin e tij, Roberto Di Mateo në vendin e parë. Cana ka përzgjedhur trajnerin e Borusia Dortmund, Jurgen Klop.Ndërsa gazetari Dizdari ka qëlluar në shenjë duke dhënë votën e tij për Vicente Del Boske.