Lacio në gjysëmfinale, Cana luan 90 minuta
Lacio është gjysmëfinalistja e Kupës së Italiasë e cila mbrëmë arriti të kalojë me lehtësi skuadrën e Katanias. Skuadra e kapitenit të kombëtares tonë, lorik Cana, arriti të fitojë këtë përballje me rezultatin e pastër 3-0 ndërsa Cana e nisi takimin si titullar duke u vendosur në qendër të mbrojtjes së bashku me Biaven.Të besuarit e Petkoviç nuk kanë toleruar aspak në këtë përballje duke dominuar takimin në çdo aspekt të lojës dhe siguruar kualifikimin me meritë për në gjysëmfinalen e Kupës së Italisë, ku do të presë fituesen e përballjes së sotme mes Juventus dhe Milan.Bardh e kaltrit kanë vënë diktatin e tyre që në fillim të lojës edhe pse miqtë kanë arritur të godasin shtyllën të parët. Avantazhi i të besuarve të Petkoviç do të vinte në minutën e 30 me anë të mbrojtësit, Radu, që arrinë të shënojë golin e parë të takimit dhe të mbyll 45 minutat e para në avantazh. Në fragmentin e dytë të lojës janë kryeqytetasit që do të vijojnë të udhëheqin lojën. Mbrojtja me kapitenin, funksionon në mënyre të përkryer po ashtu funksionon edhe mesfusha dhe sulmi. Hernanes do të dyfishojë rezultatin në minutën e 61 me një prekje elegante duke dërguar topin në rrjetën e Katatanias. Në minutën e fundit të takimit është përsëri Hernanes që shënon golin e tretë për Lacion dhe të dytin personal duke vulosur rezultatin e ndeshjes në 3-0. Lacio me këtë rezultat ka prerë biletën për në gjysëmfinale ku do të presë të njohë kundërshtarin e radhës në përballjen Juventus - Milan që do të luhet sonte në darkë.Ndërsa javën e ardhshme do të luhen edhe dy takimet e vlefshme për Kupën e Italisë. Inter do të presë Bolonjën në San Siro ndërsa Firentina do të luajë përballë Romës së Zeman.