Ronaldo: Mosfitimi i “Topit të Artë” më bën të përkushtohem dhe të punoj më shumë

Sulmuesi i Real Madrid Kristiano Ronaldo e priste në një farë mënyre fitimin e këtij trofeu nga Lionel Messi. Pas dhënies së çmimit, ylli portuges tha se "Isha i përgatitur për këtë gjë edhe pse dëshiroja shumë që ta fitoja unë këtë trofe, por nuk është fundi i botës që nuk e fitova. Ky nuk ishte një çmim për jetë a vdekje. Edhe pse nuk arrita ta fitoj, jeta vazhdon dhe unë duhet të punojë shumë për ta arritur atë në vitin e ardhshëm”, ka përfunduar sulmuesi kryesor i Madrilenve.Ronaldo ka fituar titullin kampion me skuadrën e Real Madrid vitin e kaluar si dhe ka shkuar deri në katërshe në Kampionatin Europian. Edhe pse ka arritur këto rezultate përsëri ylli portugez nuk ka mundur të fitojë sfidën me argjentinasin që këtë vit theu një nga rekordet e futbollit botëror për sa i përket shënimit të golave brenda një viti kalendarik.Ishte pikërisht vendosja e rekordit të 91 golave brenda vitit si dhe loja e mrekulleshme e "Pleshtit" ato që ndikuan te votuesit që Messi të fitonte për të katërtën herë radhazi këtë çmim prestigjoz dhe të mundë përsëri sulmuesin e Real Madrid.