Chelsea kërkon përforcimin e radhës. Isco në orbitën e Abramoviç

Sulmuesi i ri i talentuar që luan në radhët e Malagas, është shndërruar në objektivin kryesor të skuadrës së Chelsit. Në të përditshmen Daily Mail shkruhet se Chelsea është duke menduar të bëjë hapa konkret në transferimin e mesfushorit të Malagas.Pas blerjes së Demba Ba tashmë drejtuesit e skuadrës po kërkojnë sa më shumë të rinj të talentuar me qëllim ndërtimin e një skuadre për të ardhmen. Isko është një i tillë dhe Abramoviç e ka vënë në shënjester si përforcim të radhës. Isco konsiderohet si një nga talentet e futbollit Botëror ndërsa Blutë e Londrës nuk dëshirojnë që të humbasin rastin për të patur në skuadër sulmuesin që në këtë sezon po mahnit të gjithë me përformancën e tij.Bomberi i Malagas tashmë ka joshur interesimin e shumë klubeve të Evropës, mes të tjerash edhe Manchester Cityt dhe Real Madridit. Edhe këto të fundit ashtu si skuadra Londineze kanë shprehur hapur dëshirën për të blerë Iscon.