Ancelotti: S’na duhet Balotelli

Trajneri i PSG-së, Carlo Ancelotti i ka mbyllur derën transferimit të sulmuesit të Manchester Cityt, Mario Balotelli.Trajneri italian ka thënë se skuadra e tij e ka Zlatan Ibrahimoviçin dhe se nuk ka nevojë për Balotellin. Sipas Ancelottit, PSG për një kohë të gjatë e ka të zgjidhur çështjen e sulmit. “Në këtë kohë ne kemi Ibrahimoviçin dhe nuk kemi problem në këtë pozicion edhe për shumë vite. Ne nuk kemi nevojë për Balotellin”, ka thënë Ancelotti. “Ai është një lojtar i madh dhe do të krijonte një dyshe të fortë me Ibrën, por ne kemi edhe Lavezzin, Gameiron dhe Menze”, tha ish-trajneri i Milanit dhe Chelseas.