Legjionarët; Bogdani titullar, Ujkani në bankinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Janar 2013, 20:04
Sulmuesi i kombëtares shqiptare që luan të Siena, Erjon Bogdani ka qenë titullar në disfatën ndaj Milanit.“Rossonerët” të dielën pasdite kanë mundur Sienën në “San Siro”, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 19- të Serie A.Sulmuesi shqiptar, është kthyer në formacionin titullar, të cilin e kishte humbur më parë. Bogdani ka shfaqur një lojë mjaft të mirë, ndonëse nuk ia doli që të prek rrjetën e milanistëve. Ndërkohë, paraqitja e dobët e Samir Ujkanit në ndeshjet e fundit ka bërë që portieri shqiptar të humb vendin e titullarit. Ujkani humbjen e skuadrës së tij kundër Parmës prej 2-1 e ka pare nga bankina.