Largohet Coentrao për të sjellë në Madrid, Gareth Bale
E përditshmja Spanjolle “AS” ka bërë të ditur sot në faqen e sajë të parë se mbrojtësi portugez i Real Madrid Fabio Coentrao do të largohet nga radhët e Real Madrid që në merkaton e Janarit.Dëmtimet e shumta të portugezit kanë bërë që drejtuesit Madrilen ta nxjerrin në merkato lojtarin i cili pritet të largohet që në merkaton e këtij muaji. Vetë portugezi Mourinho ka bërë të ditur se "në rast se vjen ndonjë ofertë e mirë atëherë Coentrao do të largohet nga radhët e Madrilenve". Mbrojtësi që mund të luaj fare mirë edhe si mesfushorë krahu edhe pse erdhi me shumë bujë në radhët e kryeqytetasve Spanjollë, nuk arriti asnjëherë të bëhet një lojtarë i rëndësishëm për skuadrën duke qëndruar për pjesën më të madhe të kohës në pankinë.Rivalitetin me brazilianin Marcelo duket duket se e ka humbur portugezi i cili tashmë shihet me syrin e një lojtari që nuk bën më pjesë në skemat e bashkombasit të tij Hoze Mourinho. Me nxjerrjen në merkato të Coentraos, drejtuesit e skuadrës Madrilene kërkojnë që të sigurojnë disa të ardhura për tu hedhur pastaj në sulm dhe për të blerë mesfushorin e Tottenham, Gareth Bale. Ky i fundit pëlqehet shumë nga tekniku Luzitan dhe dirixhenca Madrilene.