Pato pranë Corinthias, Berluskoni e do përsëri në skuadër
Kalimi i Patos në radhët e skuadrës së Corinthias është çështje kohe për të mos thënë çështje orësh.Sipas mediave Italiane thuhet se drejtuesit e Milanit kanë dhënë miratimin e tyre për kalimin e Patos në radhët e Kampioneve të Botës. Agjenti i sulmuesit Brazilian Pato gjatë një interviste për mediat Braziliane ka deklaruar se transferimi i klientit të tij është drejt përfundimit ndërsa po flitet vetëm për detajet e fundit të mbylljes së kontratës. Gilmar Veloz është i bindur se bisedimet për mbylljen e kontratës po ecin me ritmet e duhura ndërsa në orët e ardhshme do të konfirmohet gjithçka. Edhe pse Menaxheri Veloz e quan një fakt të kryer transferimin e Patos në radhët e skuadrës Braziliane të Corinthias vetë numri 1 i kësaj skuadre Berluskoni e ka mohuar një fakt të tillë. Ai ka theksuar për mediat Italiane se Pato do të rikthehet përsëri te Milani pasi për momentin ndoshta në Brazil vetëm për pushime. Kjo deklaratë e bosit Italian duket se ka ngjallur dyshimet se bato nuk ka udhëtuar drejt Brazilit për të qëndruar atje por vetëm për të shijuar pushimet e Vitit të Ri.