Berlusconi flet mbi merkaton e Milanit

Skuadra e Milanit në këtë fillim të vitit 2013 duket se do të jetë një nga skuadrat më aktive të merkatos së Dimrit.Numri 1 i kësaj skuadre, Silvio Berlusconi, në një intervistë për Radiot Italiane ka bërë të ditur projektet që Milani synon të realizojë gjatë kësaj merkatoje dimërore. Në fillim ai ka folur për largimin e dy brazilianve Robinho dhe Pato. Për sa i përket këtij të fundit numri 1 i Kuq e Zinjve ka thënë se: " Pato do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe pse ndoshta do të jetë larg skuadrës për një vit ose dy. Ai është një lojtarë i yni dhe kështu do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen.” Ndërsa në lidhje me Drogban dhe Osvaldon ai ka theksuar se: " Të dy këta sulmues i kalojnë caqet e moshës që ne pretendojmë për të ndërtuar një skuadër për të ardhmen.”“Mua do më pëlqente që të kisha në skuadër më mirë një lojtarë të talentuar siç është Destro sesa ata të dy. Ne kemi nisur një projekt të bazuar tek të rinjtë dhe kështu do të veprojmë.” ka thënë Bosi Italian për mediat Italiane.Ndërsa i pyetur nëse Baloteli do ti bashkohet Kuq e Zinjve në këtë merkato Berlusconi ka theksuar se “Nuk më pëlqen si njeri. Ne duam një lojtarë që të ndihmojë për të fituar trofe dhe jo të na shkatërrojë skuadrën. Ai është një kampion në lojë por duhet të jetë i tillë edhe me sjelljet” ka përfunduar numri 1 i skuadrës së Milanit, Berlusconi.