Nuk arrihet marrëveshja, Robinho mund të rikthehet në Milano

Ka përfunduar pa sukses edhe takimi i fundit mes drejtuesve të Santosit dhe Galianit administratorit të deleguar të Milanit, në një sforco të radhës për të gjetur marrëveshjen për transferimin e Robinjos në radhet e skuadres braziliane.Sipas mediave italiane thuhet se palët nuk kanë rënë dakord mbi kartonin e këtij lojtari, për të cilin Milan kërkonte 10 milion euro. Ky ishte takimi i dytë mes palëve i cili rezultoi ipasusksesshëm për të dy klubet. Në të parin, që nuk u arrit asnjë marrëveshje, Santos u tërhoq duke cilësuar kërkesat financiare të Milanit si të ekzagjeruara.Por menjëherë pas kësaj, Atletiko Mineiro, një tjetër skuadër braziliane i ofroi Milanit 9 milion euro, ndërsa lojtarit 300 mijë euro në javë. Vec kësaj, Mineiro ofron edhe mundësinë për të luajtur në krah të Ronaldinjos në kupën Libertadores për sezonin e ardhshëm ku Santosi do të mungojë.Kjo ofertë nuk u pranua nga lojtari dhe Galiani. Këta të fundit vendosen ti riktheheshin edhe një herë pistes së Santosit ku Robinjo ka qenë më përpara pjesë e kësaj skuadre para se të kalonte në Europë.Pas shumë oresh diskutime përsëri nuk u arrit asnjë marrveshje dhe tentativa për të shitur brazilianin në vendlindjen e tij ka dështuar përsëri. Tani pritet që të zhvillohet edhe takimi i fundit në ditet e ardhshme dhe nëse nuk arrihet një marrveshje atëher Robinjo do të rikthehet përsëri në Milano për të vazhduar karrieren me kuq e zinjtë e drejtuar nga Alegri.