Shaqiri: Dua trofe me Bayernin

Reprezentuesi kosovar i Bayern Munich, Xherdan Shaqiri,gjatë këtyre ditëve është duke u përgatitur me skuadrën e tij në Doha të Katarit për pjesën e dytë të garave.Ylli kosovar duke folur për “Blick”, është shprehur i kënaqur me rrjedhën e përgatitjeve që po bën me skuadrën e tij. “Shaqa”, dëshiron që në pjesën e dytë të garave të luaj edhe më shumë sesa në pjesën e parë.Kosovari, i cili tregoi formë mjaft të mirë në gjysmësezonin e tij të parë me gjigantin gjerman, synon të fitojë trofe me Bayernin.“Në pjesën e dytë të sezonit dua të luaj edhe më shumë”, ka thënë “Shaqa”. “Unë dua të fitoj tituj trofe me Bayernin”, tha kosovari, i cili gjatë verës së vitit të kaluar ishte transferuar nga Baseli tek Bayerni. Shaqiri në pjesën e parë të garave ka shënuar katër gola dhe ka bërë shtatë asistime.