Topi i Artë 2012, Hitzfeld pro Messit: I dyti në futbollin botëror pas legjendës Pele

Në prag të dhënies së çmimit Topi i Artë për vitin që sapo lamë pas, trajneri i kombëtares së Zvicrës dhe ish trajneri i Bayern Munchen, Ottmar Hitzfeld jep mendimin e tij në lidhje me fituesin e këtij çmimi.Ai mendon se para argjentinasit Lionel Mesi, asnjë lojtar tjetër nuk e meriton atë më shumë. Tekniku gjerman thotë se ylli argjentinas i Barcelonës Lionel Messi dhe legjenda braziliane Pele janë dy futbollistët më të mëdhenj që ka njohur historia e futbollit botëror.Sipas Hitzfeld, dy amerikano-jugorët janë lojtarët më të mirë që ka parë njerëzimi dhe Messi mbetet pretendenti kryesor për të fituar çmimin më të rëndësishem Individual për vitin 2012."Ai edhe pse nuk ka fituar ndonjë trofe të rëndësishem me ekipin e Barcelones në vitin e kaluar ai arriti të thyej rekordin e që mbahej prej shumë vitesh nga Myler për gola të shënuar brenda një viti”tha ai.“Argjentinasi bashkë me brazilianin, thotë Hitzfeld, janë dy lojtarët më të mëdhenj që ka pasur ndonjëherë planeti. Messi është shumë në formë. Argjentinasi edhe pse gëzon shumë famë dhe ka arritur suksese të mëdha, përsëri qëndron me këmbë në tokë. Mesi është një shembull që duhet të merret prej çdo lojtari, jo vetem për atë që dhuron në fushen e blertë por edhe për karakterin dhe disiplinen që ka treguar gjatë karrieres së tij dhe jetes jashtë futbollit", është shprehur trajneri i Zvicrës që arriti të triumfojë me skuadren e tij kundër kombëtares tonë në ndeshjet e eliminatoreve Brazil 2014.