Chelsea e nis me humbje 2013-ën
Skuadra Londineze e Chelsit e ka nisur keq vitin 2013 pasi është turpëruar në Stamfrod Bridge duke u mundur nga skuadra e fundit në klasifikim, Queens Park Rangers me rezultatin 0-1. Goli i vetëm në ndeshje u shënua në minutën e 78-të dhe ishte pikërisht ish-anësori i Bluve, Shaun Ëright Phillips, njeriu që ndëshkoji ekipin vendas. Të besuarit e teknikut Spanjoll Benitez nuk arritën të vazhdonin serinë e rezultateve pozitive duke humbur shumë në luftën për titull.Pas kësaj humbje skuadra e Chelsit mban vendin e katërt në tabelë me një pikë më pak se Tottenhami që gjendet në vend të tretë, ndërsa diferenca me liderin Manchester United është thelluar në 14 pikë edhe pse Londinezët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.Ndryshe nga skuadra e Chelsit, futbollistët e Liverpoolit e kanë nisur me këmbën e mbarë këtë Vit të Ri duke realizuar tri herë në portën e Sunderlandit në takimin që u zhvillua dje në Anfield. Suarez jep assist për të riun Sterling, i cili kalon në avantazh vendasit që në minutën e 19. Redsat do të vazhdojnë të kontrollojnë lojën ndërsa vetëm pas 7 minutash arrijnë të dyfishojnë rezultatin me anë të uruguajanit Suares i cili shërbehet mjaft mirë nga kapiteni i skuadrës Stiven Zherard. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 2-0 për skuadrën e Liverpulit ndërsa në të dytën do të vijë edhe goli i tretë i ndeshjes. Ashtu si në 45 minutat e para edhe në të dytën të njëjtët futbollistë ishin protagonistë edhe të golit të tretë, kapiteni i skuadrës jep një tjetër Asist për Suares ndërsa ky i fundit realizon golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij duke vulosur rezultatin e krejt takimit që në minutën e 53.Kjo fitore e pozicionon Liverpoolin në vend të tetë me shtatë pikë diferencë nga vendi i katërt që mbahet nga Chelsi.