Premier League, emrat më të nxehtë të merkatos

Premier League prej ditësh është futur në ethet e merkatos së janarit. Skuadra që duan të përforcohen për të arritur objektivat sezonalë, futbollistë që duan të ikin dhe shuma të mëdha parash që qarkullojnë. Kjo është ajo që reflektohet në këto ditë të para të janarit kur të gjithë klubet kanë nisur punët intesivisht për të afruar në skuadër elementët e duhur.Ekipet elitare të Premier League-s si: Arsenal, Chelsea, Machester United dhe City janë edhe klubet që kanë buxhetin më të madh në dispozicion për të ndërhyrë në merkato dimrore. Drejtuesit e këtyre skuadrave kanë shprehur objektivat e tyre për merkaton ndërsa pritet që të konkretizohen në ditet e ardhshme.Arsenal edhe pse nuk është një skuadër e njohur që mund të shpenzojë shuma të mëdha dominon premier Ligen përsa i përket buxhetit që ka në dispozicion për të shpenzuar. Për arritjen e objektivave topçinjtë kanë në dispozicion një buxhet prej 70 milionë sterlinash, ndërsa lojtaret që synon ti bashkojë skuadres janë: Villa (Barcelona), Lopez (Atletico Madrid) dhe Huntelaar (Schalke).Chelsea që ka një buxhet prej 40 milion Sterlinash në dispozicion kërkon të përforcojë skuadren me këto lojtarë: Taison (Metalis Kharkiv), Shurle (Bayer Leverkusen), Falcao (Atletico Madrid,), Higuain (Real Madrid), Lucas (Liverpool), Benat (Real Betis), dhe Paulinho (Corinthians).Manchester Siti me një buxhet prej 30 milion stelinash kërkon që të ofrojë në skuadër këto lojtarë: David Vila (Barcelona) Huntelaar (Schalke), Falcao (Atletico Madrid), Higuain (Real Madrid), Llorente (Atletiko Bilbao); Paulinho (Korinthians), Benat (Real Betis), Fernandinho (Shakhtar). Ndërsa Manchester United me një buxhet prej 30 milion sterlinash i ka përqendruar forcat më shumë te talentet dhe mbrojtësit pasi skuadra momentalisht ështënë form të mirë: Zaha (Crystal Palace); Halilovic (Dinamo Zagreb); Garay (Benfica), Ogbonna (Torino) janë emrat më të përfolur te klubi i djajve.