Dështojnë Juve e Fiorentina, fiton Milan
Kampionati i Italisë vitin 2013, e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.Juve të dielën në shtëpinë e saj, është mposhtur nga Sampdoria me rezultat 1-2, në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A. Sulmuesi i mysafirëve, Icardi me dygolëshin e tij në minutën e 53-të dhe 68-të i ka siguruar pikët e plota Sampdorias, kurse golin e vetëm për “Zonjën e Vjetër” e realizoi Giovinco në minutën e 24-të. Kjo fundjavë nuk ka qenë e mirë as për Fiorentinën e cila u mund para tifozëve të saj kundër Pescaras me rezultat 0-2. Jothanas (57) dhe Celik (90+1) u përkujdesën për fitoren e Pescaras. Ndërkaq, Milan e ka nisur me fitore këtë vit, pasi në “San Siro” me një gol të Krkiç (67) dhe një gol të Pazzinit (80) mundi Sienën me rezultat 2-1. Golin e nderit për mysafirët e shënoi Paolucci (87). Rezultatet e Serisë A për javën e 19-tëMilan-Siena 2-1Chievo-Atalanta 1-0Fiorentina-Pescara 0-2Genoa-Bologna 2-0Juventus-Sampdoria 1-2Parma-Palermo 2-1Udinese-Inter 3-0 DjeLazio-Cagilari 2-1Catania-Torino 0-0 Sonte takohen:20:45, Napoli-Roma TabelaJuventus 44Lazio 39Napoli 36Fiorentina 35Inter 35