PSG i mbyll derën dyshes CR7-Mou

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, ka bërë të qartë për të gjithë se nuk do të bisedojë as me Ronaldon dhe me askënd tjetër, pa arritur marrëveshje dhe pa u konsultuar me drejtuesit e Real Madrid.Asi portugez kishte deklaruar kohë më parë se është i pakënaqur në Bernabeu dhe liderët e kampionatit francez janë të gatshëm të bëjnë gati valixhet, jo me rroba, por me të holla, që të kënaqin Realin dhe vet lojtarin.Në një deklaratë për shtyp presidenti i kryeqytetasve francez ka thënë se:"Ronaldo luan për Realin dhe unë kam shumë respekt për presidentin e tyre. Kështu, nëse e duam Ronaldon në skuadër, unë mënjëherë do ti telefonoja presidentit Madrilen Florentino Perez", ka theksuar Al Khelaifi.Ai shtoi se nuk është i interesuar as për Jose Mourinhon, i cili kishte bërë të qartë se nuk largohet nga Reali pa e fituar Ligën e Kampionëve. Mourinjo është një trajner i shkëlqyer por për momentin ai ka një kontratë me madrilenet dhe kërkon ta respektojë atë ashtu siç do të respektojmë edhe ne kontratën e tyre.“Ne nuk mund të flasim për një kalim të tij në radhet e skuadres së PSG pasi edhe ne kemi një trajner të talentuar si Ancheloti dhe do të vazhdojmë ta mbështesim atë në rrugen drejt sukseseve" ka përfunduar numri 1 i skuadres së PSG.Kryeqytetasit francez e mbyllen vitin 2012 në krye të renditjes së Liges 1 dhe kanë siguruar kualifikimin për në fazen tjetër të Chempions Leagu ku do të ndeshen me skuadren e Valencias për fazen e 1/8.