Villas Boas lavdëron Mourinhon dhe Guardiolën

Menaxheri i Tottenhamit, Andres Villas Boas, ka lavdëruar stilin revolucionar të implemtnuar nga Pep Guardiola gjatë kohës sa ishte në Barcelonë, po nuk ka thënë as fjalë të këqija për Mourinhon. “Guardiola vuri standard të ri në futoboll. Njerëzit respektojnë lojën e tij, filozofinë e futbollit dhe vlerat që ai krijoi. Barcelona luan futboll të shpejtë që mund të jetë edhe i ngadalshëm në të njëjtën kohë. Lojtarët marrin vendimin e duhur”.“Të punoj me Mourinhon ishte përvoja ime më e mirë, më mësoi shumë ai njeri. Është trajneri më i mirë në botë”, ka deklaruar Villas Boas.