Rikthehet buzqeshja te Ronaldo, portugezi kërkon trofe me Madrilenët

Te Kristiano Ronaldo duket se është rikthyer Buzëqeshja me ardhjen e 2013.Faqet e para të gazetave Spanjolle në ditën e sotme ishin hapur me portugezin i cili theksonte se do të fitoj gjithçka me fanellën e Real Madrid, duke mohuar kështu mundësinë për tu larguar nga "Santiago Bernabeu".CR7 në një intervistë për të përditshmet Spanjolle ka deklaruar se “Jam i lumtur te Real edhe pse për momentin nuk po mendoj për rinovimin e kontratës.”Mos rinovimi i kontratës nga ana e sulmuesit Luzitan duket se ka të bëjë me të ardhmen e brazilianit Kaka që pritet të largohet në merkaton e dimrit. Të ardhurat që do të sillte shitja e kartonit të Brazilianit Kaka do të ishte e mjaftueshme për të rritur rrogën e Portugezit dhe ky i fundit të mbetej pjesë e skuadrës Madrilene.Buzqeshja e CR7 ka bërë që presidenti Perez ta mendojë edhe një herë ofertën për rinovimin e kontratës e cila pritet të rritet dhe Kristiano Ronaldo të bëhet një nga lojtarët më të paguar në botë.