Nënshkrimi i Rossit i hap rrugë Jovetiç për të kaluar te Juventus Giu
Zyrtarizimi i Gjuzepe Rossit si blerja e bujshme e janarit për skuadren e Fiorentines nuk ka entuziazmuar vetem drejtuesit e kësaj skuadre, por edhe ato të Juventusit. Drejtuesit bardh e zi mendojnë se më këtë lëvizje të skuadres vjollcë janë hapur mundësitë për të synuar edhe një herë blerjen e sulmuesit Stefan Jovetiç.Sipas të përditshmes sportive torineze thuhet se blerja e Rossit nga drejtuesit e Firentines ka hapur disa skenare të reja në merkaton dimërore te Juventusit dhe të ardhmes së sulmit bardh e zi.Drejtuesit e “Zonjës së vjetër” prej kohesh kanë shprehur deshiren që të bëjnë pjesë të skuadres një lojtar të rëndësishem si Juvetiç, por çmimi i lartë i vendosur nga drejtuesit e Fiorentines ka penguar bardh e zinjtë që të bëjnë një ofert zyrtare.Stefan Jovetiç është një nga lojtaret më të preferuar për repartin e sulmit në kampin bardh e zi, ndërsa tani me ardhjen e Gjuzepe Rossit është hapur edhe një herë drita jeshile. Antonio Konte dhe Pepe Marota kan kërkuar që në merkaton e veres shërbimet e sulmuesit, ndërsa tani duket se është rikthyer përsëri dëshira për të sjellë në skuadër një talent si Jovetiç.Në mediat italiane thuhet se pas nënshkrimit të Rossit, Juventus do të rinisë edhe një herë bisedimet me drejtuesit vjollcë, ndërsa pritet të mësohet më shumë rreth kësaj tentative të bardh e zinjve. Këta të fundit përveç sulmuesit malazez janë pranë një nënshkrimi edhe me sulmuesin e Atletiko Bilabaos Lorente.Bomber Iberik që dje flitej se ka nënshkruar me Juventusin dhe pritet ti bashkohet kësaj skuadre në verë me parametra zero, pasi bardh e zinjtë nuk dëshirojnë të shpenzojnë për kartonin e lojtarit. Në sezonin e ardhshëm pritet që Juventus të realizojë një dyshe sulmuese të përbëra nga Lorente dhe Juvetiç, të cilet do të kenë mbështetjen e Gjovinkos dhe të Vuçiniç.