Didier Drogba, "Bomberi" më i mirë i shekullit 21

Nuk është Lionel Messi, as Cristiano Ronaldo. "Bomberi" më i mirë i shekullit 21 është Didier Drogba, i cili kërkohet në këtë merkato dimërore nga Milan, Juve dhe Inter.Sipas analistëve të Institutit Ndërkombtar të Historisë dhe Statistikave në Futboll,  lojtari i Bregut të Fildishtë dhe ish bomberi i Chelsea-t, gjatë këtij shekulli, ka qenë shënuesi më i mirë në ndeshjet ndërkombëtare, i renditur përpara Miroslav Klose dhe Messi-t, pavarësisht se ky i fundit po kalon një periudhë të jashtëzakonshme. Lojtari më i mirë italian në këtë klasifikim është Filippo Inzaghi, i cili mban vendin e 32-të.Didier Drogba, sipas Institutit të Statistikave, është futbollisti i parë që ka arritur dhe ka tejkaluar objektivin e 100 golave në ndeshjet ndërkombëtare të shekullit 21, nga viti 2001 e deri më tani. "Bomberi" nga Bregu i Fildishtë, i cili është një objektiv i Milan këtë Janar, figuron me 104 gola në vendin e parë të klasifikimit, të hartuar mbi bazën e golave të shënuar në përballjet mes ekipeve kombëtare, turne zyrtarë apo miqësore zyrtare, si dhe ndeshjet e klubeve në turnetë ndërkombëtare të Federatave të ndryshme. Për ta qartësuar më mirë, nga kombëtarja në kombëtare, nuk nevojiten golat e shënuar në kampionatet vendase, por vetëm ato të shënuar në terrenet globale të lojës, pikërisht në futbollin ndërkombëtar. Pas shpinës së Drogba, me 94 gola secili, renditen sulmuesi gjerman i Lazio-s, Miroslav Klose, dhe argjentinasi i Barcelona-s, Lionel Messi, i cili me 25 golat e shënuar vitin e kaluar është drejt përmirësimit dhe nuk do të vonojë të jetë numri 1 edhe në këtë aspekt. Përveç tre të parëve 10-shen më të mirë të shekullit e plotësojn këta sulmues: Samuel Eto - Kamerun, Rud Van Nistelroi - Holandë, Tieri Anri -France, Kristiano Ronaldo - Portugali, David Vila  dhe Raul - Spanjë si dhe Zlatan Ibrahimoviç - Suedi.