Graham prish gëzimin e Arsenalit
Arsenali, kualifikimin për në 1/16 e FA Cupës do ta kërkojë ndeshjen e kthimit ndaj Swanseas, pasi takimi i parë i zhvilluar të dielën është mbyllur baras 2-2.Në një ndeshje të bukur “topçinjtë” ishin farë pranë kualifikimit, pasi deri në minutën e 87-të ishin në avantazh 1-2, mirëpo në këtë minute, Graham shënoi golin e barazimit duke i siguruar Swanseas ndeshjen e kthimit që luhet në mesjavën që vjen në “Emiratës”. Përballja në mes Swanseas dhe Arsenalit ka dhënë lojë mjaft dramatike, sidomos në pjesën e dytë kur u shënuan katër gola. Fillimisht Michu (58) zhbllokoi rezultatin në favor të skuadrës vendase, kurse Podolski (81) barazoi shifrat në 1-1 duke e rikthye ekipin londinez në lojë.Gibbs (84) kaloji Arsenalin në avantazh dhe kur pritej që kjo skuadër do të siguronte kualifikimin, ishte Graham (87), i cili barazoi rezultatin në 2-2, dhe prishi gëzimin e Arsenalit.