Interi përshëndetet me titullin
Interi edhe zyrtarisht është në krizë dhe jashtë luftës për titull të kampionit të Italisë, pas humbjes së fundit të pësuar nga Udinese në Friuli me rezultat 3-0.Pjesa e parë kaloi në dominim të Interit, me rastet që nuk i shfrytëzuan Palacio dhe Cassano.Në pjesën e dytë ndryshuan gjërat. Interi e filloi më mirë dhe kishte rastet. Jonathan humbi një rast të përkryer pasi Interit nuk iu dha një penalti.Menjëherë më pas edhe Palacio i lëshoi një mundësi shumë të mirë, që e nervozoi Antonio Di Natalen, i cili pas një pasimi të bukur të Lazzarit shënoi bukur për 1-0 (63’).Udinese nga ky moment e mori lojën në dorë dhe vetëm tri minuta më vonë Juan u përjashtua me karton të kuq.Muriel e dyfishoi rezultatin (75’), para se edhe Antonio Di Natale të fundoste Nerazzurët pas një aksioni të mrekullueshëm për 3-0 dhe rezultatin përfundimtar.Interi ka 35 pikë në vendin e katërt, me nëntë pikë më pak se Juventusi në vendin e parë që zhvillon takimin ndaj Sampdorias në shtëpi nga ora 15:00.