Milan sfidon Juventusin në merkato

Rivaliteti mes Milan dhe Juventus pritet të jetë i nxehtë në këtë merkato dimërore. Drejtuesit e të dyja skuadrave po interesohen prej kohësh për një sulmues por akoma nuk kanë arritur të bëjnë asnjë goditje deri më tani. Rivaliteti mes “Kuq e Zinjve” dhe "Zonjës së Vjetër" nisi me sulmuesin Drogba që akoma nuk dihet se ku do të përfundojë ndërsa është ndezur më shumë me interesimin për sulmuesin e Romës, Osvaldo. Dy Bigët e Kampionatit Italian kërkojnë që të blejnë kartonin e bomberit të Romës. Osvaldo ndiqet prej kohësh nga drejtuesit e Juves ndërsa së fundmi në garë është futur edhe skuadra e Milanit që kërkon kartonin e këtij të fundit. Në mungesë të rivalitetit në kampionat, Milani kërkon që në një farë mënyre ta rivalizojë Juven në merkato.Në ditët e ardhshme mbetet për tu parë se cila prej rivaleve të përjetshme do të triumfojë në merkato pasi në kampionat Juventusi duket se është një hap përpara skuadrave të tjera të Seria A.