INHSF ka përzgjedhur 10 trajnerët më të mirë të kombëtareve
Sapo kemi nisur vitin e ri 2013 dhe Insituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave në Futboll ka përzgjedhur 10 trajnerët më të mirë të kombëtareve për vitin që lamë pas, 2012. Votimi i specialistëve të futbollit është bazuar në atë çka kanë dhënë këto ekipe në evenimente zyrtare dhe ndeshje miqësore si dhe në sukseset e arritura.Nuk kishte si të ndodhte ndryshe pai lista kryesohet nga trajneri i Spanjës, Vincente Del Bosque i cili kryeson renditjen me 321 pikë. Tekniku Iberik ishte fitues i Euro 2012 në Poloni dhe Ukrainë dhe pas tij me një diferencë të madhe pikësh vjen finalisti tjetër i Europianit, trajneri i Italisë Cesare Prandelli me 83.Podiumi mbyllet nga trajneri i Meksikës, Luis Fernando Tena 70 pikë, fitues i medaljes së artë Londër 2012 duke mposhtur në finale kombëtaren e brazilit e brazilit të mbushuar me talente si Neymar, Lucas etj.I katërti në renditjen e përgjithshme renditet trajneri i kombëtares Gjermane Hoakim Lëv i cili në këto vitet e fundit edhe pse nuk ka fituar trofe ka shndërruar futbollin gjerman në një lojë të adhurueshme për të gjithë sportdashësit.Në top 10 është gjetur vend edhe për trajnerin e Zambias, Herve Renard, i cili hyri në histori duke i dhuruar popullit që nuk njihej shumë për futboll trofeun e Kupës së Afrikës si dhe për tre trajnerë nga Amerika Latine për atë çka po japin në Eleminatoret e Brazil 2014.