Lampard ndoshta në Inter?
Për mesfushorin Anglez të Chelsea Frenk Lampard i cili në fund të sezonit do të largohet nga Londra janë një mori skuadrash që kanë filluar të rivalizojn me njëra-tjetrën për të marrë shërbimet e kartonit të tij. Së fundmi në garë për Lampard, që në fund të sezonit i mbaron kontrata me blutë e londrës, është vënë edhe skuadra e Interit.Zikaltrit dëshiron të diskutojë kushtet personale me legjendën e Chelseat, Frank Lampard për të arritur në një marrveshje që mesfushori i kombëtares së Tre Luanëve të bëhet pjesë e skuadrës së Stramacionit.Mesfushori anglez edhe pse në ndeshjet e fundit ka shënuar gola vendimtarë për skuadrën e tij nuk bën pjesë në planet e drejtuesve të Chelsea. Këta të fundit i kanë bërë me dije se ai nuk do të jetë më pjesë e skuadrës për vitet e ardhshme duke i kërkuar të gjejë një skuadër të re për të vazhduar karrieren. Sipas "Sport Mediaset" pikërisht duke u nisur nga ky fakt që Lampard mund të largohet me parametra zero, drejtuesit e Interit janë hedhur në sulm për të marrë shërbimet e mesfushorit veteran Anglez.Bisedimet mes këtij të fundit dhe drejtuesve të Interit kanë vazhduar tashmë ndërsa pritet që të arrihet një marrveshje në lidhje me kontraten e e re që do të nënshkruhet mes palëve. Sipas Mediset thuhet se drejtuesit zikalter i kanë kërkuar mefushorit që të reduktojë pagen në rast se dëshiron të veshë fanellen e Interit. Këta të fundit i kanë ofruar atij një kontratë 2-vjeçare por akoma nuk bëhen të ditura shifrat që mesfushori anglez do të përfitojë.Pqr shërbimet e lampard përveç skuadres së interit një interesim ka shfaqur prej kohesh edhe skuadra Amerikane Los Anxhelos Galaksi, ku pritet të zëvendësoj një tjetër britanik të famshëm siç është Bekam.