Presidenti Nishani dekoron personalitetet e artit dhe kulturës shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2012, 16:23
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ndërsa ka dekoruar ajkën e artit shqiptarë, i konsideroi ata si viganët e kombit, duke i përkufizuar si elita reale e këtij vendi.Emra të njohur nga të gjitha fushat e artit, kulturës dhe sportit janë nderuar në këtë fund viti nga kreu i shtetit duke u vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh e Nderi i Kombit”.Në këtë ceremoni ishin të pranishëm një sërë personalitesh të njohura të botës së artit dhe kulturës , të cilët kanë lënë gjurmë dhe kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm me veprat e tyre në kulturën shqiptare.