Sekretari i LSI, Luan Rama, flet nga Korça për zgjedhjet e 2013-ës

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama,ka folur nga qyteti i Korçës për zgjedhjet e Qershorit të vitit 2013.Rama është shprehur se viti 2013 do jetë viti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe se në zgjedhjet e Qershorit LSI do bashkëpunojë me ato parti që kanë prioritet integrimin në BE.“Kreu i PS duhet të marrë përgjegjësi dhe të punojë përtej interesave partiake” tha Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim.Kurse në lidhje me koalicionet e LSI në zgjedhjet e ardhëshme Luan Rama theksoi se “LSI është duke vlerësuar të mirat dhe defektet që ka patur ky koalicion dhe se në përfundim të këtij vlerësimi do vendosim se me cilën parti do bëjmë koalicion”.