2 ditë larg ndërrimit të viteve, rritet me 100 lekë çmimi i gjelave të detit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2012, 15:03
Në prag të ndërrimit të viteve cmimi i gjelave të detit rritet me 100 lekë. Fermerët shprehen se këto ditë cmimi për kilogram kushton 800 lekë nga 700 që ka qenë një javë më parë.Ndërkohë që edhe blerësit kanë qenë më të shumtë, duke qenë se dhe dy ditë na ndajnë nga ndërrimi i viteve.Qytetarët nga ana tjetër deklarojnë se pavarësisht cmimit, në tavolinat e shqiptarëve tradita detyron prezencën e domosdoshme të mishit të gjelit të detit.Pavarësisht rritjes disi të blerësve ditët e fundit në krahasim me vite më parë shitja e gjelave të detit ka qenë më e ulët si pasojë e krizës ekonomike që ka prekur edhe shqiptarët.