6-vjeçari var veten, kërkonte dhuratë për Vitin e Ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2012, 17:06
Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë.Pasi ka debatuar dhe është grindur me të atin për ti blerë dhuratë për Vitin e Ri, 6-vjeçari me inicialet A.LL. dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke varur veten në një shtëpi të braktisur.Ngjarja shokuese ka ndodhur sot në Bulqizë, në komunën Gjoricë.Burime nga policia bëjnë me dije se trupi i pajetë i vogëlushit është gjetur i varur në një shtëpi të braktisur.Efektivët e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e saj.