Festat e fundvitit me më pak shpërthime fishekzjarresh në kryeqytet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2012, 16:09
Krizë ekonomike, ndërgjegjësim apo dorë e fortë e bashkisë?Janë ndoshta të tre sëbashku si arsye që këtë vit kemi më pak krisma kapsollash dhe shpërthime fishekzjarresh në kryeqytet.Mjafton një vëzhgim disa minuta në rrugë për të kuptuar se sivjet ka më pak zhurma që prishin qetësinë gjumashe në prag të ndryshimit të viteve. Fëmijët shprehen se ndryshe nga vitet e tjera nuk kanë blerë kapsolle apo fishekzjarre.Megjithatë, nata e fundit të vitit dhe starti i Vitit të Ri nuk do të jenë kaq të qeta sa tani. Mesnata do të shndërrohet si gjithmonë në një moment flakërues në qiellin e Tiranës por edhe të gjithë qyteteve të tjera ku tradita e festive mbetet ende e fortë.