Tiranë, makina del nga rruga, plagoset drejtuesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2012, 13:33
Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur te zona e “Zogut të Zi” ky një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një nga shtyllat anës rrugës.Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, i cili është është dërguar në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve gjendja shëndetësore e drejtuesit të mjetit është jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.