Divjakë, shpërrthimi i granatës i merr jetën babait dhe të birit 2-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Divjakë të qytetit të Lushnjes.Nga shpërthimi i një granate kanë gjetur vdekjen dy persona babë e bir, Dashnor Gaxho 27-vjeç, dhe i biri A. Gaxho, 2 vjeç.Burime nga policia e qytetit të Lushnjes bëjnë me dije se shpërthimi i granatës dyshohet se ka qenë aksidentale dhe ka ndodhur në banesën e dy viktimave.27-vjeçari Dashnor Gaxho ka qenë duke pregatitur granatën për të shkuar për peshkim dhe pranë ka pasur djalin e tij 2-vjeçar A. Gaxho, kur ajo ka shpërrthyer.Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë edhe pse pista kryesore e hetimit mbetet ajo e ngjarjes aksidentale.