Korçë, shmang delet, përplas për vdekje kushëririn
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2012, 08:21
Një aksident me pasojë vdekjen e një 59-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë.Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Tren të Korçës ku Dëfrim Zhulieku është përplasur për vdekje nga automjeti që drejtohej nga kushëriri i tij, Edi Çollaku.Mësohet se 59-vjeçari ka qënë duke çuar bagëtitë në shtëpi në momentin kur është përplasur nga automjeti. Sipas policisë drejtuesi i mjetit në përpjekje për të shmangur delet ka goditur kushëririn e tij i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.