Balla: Familja Berisha t`i japë shpjegime opozitës për pasurinë

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi sot deklaratën e djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berisha, duke kërkuar nga e gjithë familja Berisha "shpjegimet e ligjshme" që opozitës i takojnë.” Familja e Saliut vazhdon t'i hakërrehet opozitës ndërkohë që ne nuk zmbrapsemi nga pyetjet tona për pasurinë e dyshuar të kësaj familjeje. Dje Saliu nxori djalin për të shantazhuar PS me gjyqin e radhës në gjykatën e kontrolluar prej babit. Sipas Shkëlzenit PS po shpif, por fakti është që PS ka lexuar fjalë për fjalë dhe shifër për shifër vetëm deklaratat e pasurisë të familjes Berisha, ndërkohë që po pyet dhe po pret përgjigje në emër të opinionit për disa pyetje që lidhen pikërisht me çfarë ata vetë kanë deklaruar” deklaroi Balla.Sipas Ballës, nëse kryeministri do të vazhdojë të refuzojë transparencën që i kërkon publiku, “gjithçka do të zbardhet me vënien e shtetit ligjor, pasi Partia Socialiste të fitojë zgjedhjet e 23 qershorit. Edhe 175 ditë, për të larguar një kryeministër, që thotë se jemi në ekonomi të dytët në botë”.