AK fushatë për emrat shqip, Spahiu: Është një element i identitetit kombëtar

Prindërit duhet tu vendosin fëmijëve të tyre më shumë emra shqiptarë. Aleanca Kuq e Zi ka ingauruar këndin e emrave shqiptarë “Krenar për emrat shqiptar” në maternitetin “Koco Gliozheni” duke nisur një iniciativë të re.Kreu i kësaj Aleance, Kreshnik Spahiu u shpreh se emri është një element i identitetit personal dhe kombëtar.Pikërisht duke u solidarizuar me këtë nismë dy prindërit i vunë vajzës së sapo ardhur në jetë emrin Theranda, që simbolizon emrin e një zone në Kosovë.