Bashkia e Tiranës, koncert dhe dhurata për qytetarët

Sheshi “Skendërbej’ në kryeqytet është gjallëruar nga tingujt tradicionale shqiptare  të performuar nga  trupa  e Ansamblit Tirana e cila ka ofruar për kënaqësinë e qytetarëve një koncert festiv në këto festa të fundvitit.Nën kujdesin e bashkisë së Tiranës, këngë dhe valle të një repertori të përzgjedhur shqiptar janë performuar nga këngëtare dhe valltarë nën drejtimin artistik të drejtorit të Ansamblit Tirana Çlirim DenajGjithashtu Bashkia e Tiranës ka përçuar atmosferë  festive dhe gëzimi tek qindra vogëlushë dhe familje në nevojë të cilët kanë marë dhurata dhe pako ushqimore të shpërndara nga nënkryetarja e bashkisë Jorida Tabaku.Të tjera surpriza janë rezervuar nga Bashkia e Tiranës natën e ndërrimit të viteve e cila ka planifikuar një spektakël fishekzjarresh për të ndezur qiellin në pritje të 2013-tës.