Vazhdon monitorimi i çmimeve në tregjet e kryeqytetit

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve po vazhdon me monitorimin e çmimeve të produkteve të shportës dhe atyre të fruta perimeve në tregjet e kryeqytetit, me qëllim parandalimin e abuzimit me to.  Nën kryetari i bashkisë së Tiranës Petrit Vasili sëbashku me task forc pas inspektimit të tregut te "Uzina Dinamo" është shprehur se  po vijon në monitorime të rrepta, si dhe qytetarët mund të bëjnë qetësisht blerje sepse nuk ka rritje të cmimeve.Ndërsa nga ana tjetër tregtaërt shprehen se ndryshe nga vitet e tjera ka patur pak shitje në tregje.Ndërsa po afrohet fundviti tregjet janë të mbushura edhe blerësit kanë qenë më të shumtë. Ata që kanë nuk patur të bëjnë pazare kanë nxituar për të bërë blerjet dhe kanë krijuar një fluks nëpër tregje.