Malaj: Koncepti mazhorancë dhe opozitë nuk është koncept numrash por është koncept statusi
Me urimin për festën e vitit të re e ka nisur bisedën e tij në studion e RTV Ora News, deputeti i partisë socialiste Arben Malaj.“le të shpresojmë që poltika tua bëjë më të lehtë vitin e ardhshëm të gjithë shqiptarëve” ka uruar deputeti Malaj.Ai u shpreh gjithashtu se 2012, vit në të cilin u festua dhe 100 vjetori i pavarësisë, edhe pse ishte një moment historik nuk arriti ta nxjerri vendin nga ngërci në të cilin jemi futur.Pyetjes se kush janë fajtorët për dështimin e marrjes së statusit kandidat në Bashkimin Europian deputei I parties socialiste ju përgjigj se “Ka një debat të madh që ka pushtuar mediat dhe politikën, debati për të gjetur fajtorët e mosmarrjes së statusit. Opozita ka më shumë mjete në dorë për të zhbllokuar situatën e krijuar, por situata vazhdon të jetë e akoma e bllokuar edhe pas dështimit të marrjes së statusit”.“Shqiptarët meritojnë shumë më tepër se kaq, meritojnë të jenë pjesë e familjes Europiane dhe askush nuk mundet tua mohojë këtë të drejtë. Arritëm që të antarësohemi në NATO por kemi tre vjet që nuk arrijmë dot të antarësohemi në Bashkimin Europian” u shpreh Malaj.I pyetur nëse vërtet shqiptarët janë më të varfër sot pas 12 muajsh deputeti i partisë socialiste Arben Malaj tha se fatkeqësisht kjo është e vërtetë, pasi hapja e vendeve të punës sa vinë e tkurret. Janë disa faktorë të mbledhur sëbashku që tregojnë se sfida e varfërisë është shumë e madhe.“Detyra kryesore e opozitës është që ta ndalim këtë tren përkeqësues, sepse n.q.s nuk e ndalim gjërat do të përkeqësohen akoma dhe më shumë”.Malaj tha gjithashtu se kur ka qënë e nevojshme për buxhetin opzita ka bërë dhe buxhet alternativ.Zgjidhjet kryesore si dhe tre shtyllat që një platformë ekonomike të ketë sukes sipas deputetit Malaj ishin: Në rradhë të parë ulja e temperaturës së politikës, mbështetja e biznesit të vogël dhe hapja e vendeve të punës si dhe një kontrroll i rreptë mbi taksat.“Koncepti mazhorancë dhe opozitë nuk është koncept numrash por është koncept statusi. Mentaliteti se çfarë është mazhoranca dhe opozita e një vendi ndryshon për partinë socialiste dhe atë demokratike”.